Pas Ramush Haradinajt, edhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Ali Berisha, ka deklaruar se subjekti i tyre mbetet i përkushtuar për të kontribuar në stabilitetin institucional.
Ali Berisha në një postim në faqen zyrtare në facebook, thotë se krahas respektit në punë, si për partnerët e koalicionit, ashtu edhe për opozitën, ata janë të gatshëm të shkojnë edhe në zgjedhje.
“AAK mbetet e përkushtuar për të kontribuar në stabilitetin institucional dhe unitetin e spektrit politik gjithëpërfshirës. AAK respekton në punë, si partnerët e koalcionit ashtu edhe të opozitës. Krahas kësaj AAK është e gatshme për çdo variant në të mirë të funksionimit të institucioneve, përfshirë edhe zgjedhjet”-shkruan Ali Berisha.
Ndryshe AAK tashmë ka nxjerrë kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të Republikës dhe është e vetmja kandidaturë publike në skenën kosovare deri më tash.
Ky subjekt ka paralajmëruar se nëse kandidatura e Haradinajt nuk gjen mbështetje nga partnerët, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.