Imet Rrahmani, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur rreth kandidaturës për të parin e LDK-së, ku Lutfi Haziri ka tërhequr kandidaturën e tij.
Rrahmani është shprehur se kjo ka ndodhur për shkak të disa konsultimeve brenda partisë.
“Kjo çka po ndodh në kuvend është një konsultim i gjatë në mes strukturave të LDK-së dhe kjo nuk do të thotë që Lutfi Haziri nuk do të jetë kandidat, mirëpo kjo është bërë për shkak të një konsensusi që është arrit brenda partisë”, ka thënë Rrahmani.
Rrahmani është shprehur se “sot do të del një kryetar i ri dhe një kryesi e re.
“Unë pres që sot përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës të jetë një fije shprese për qytetarët e Kosovës dhe siç po shoh nga fytyrat e sotme do të ketë një kuvend të qet”, ka thënë ish-ministri i Shëndetësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.