×
  • Lajme
  • Lajme

    Dragashi me dy kryetarë, qytetari propozon ta ndajnë mandatin

    Reporteri
    21 Nëntor 2021 | 20:28

    E mori titullin kryetar i Dragashit, por ky epitet që iu dha kandidatit të LDK-së, Bexhet Xheladinit, i zgjati veç tre ditë.

    Megjithëkëtë, 65-vjeçari po pretendon ende se është fitimtar i garës zgjedhore të 14 nëntorit, ndonëse PZAP vendosi që t’ia anulojë votat e diasporës. Kjo pas ankesës së kryetarit aktual Shaban Shabanit, që sipas Xheladinit tregoi përralla

    “Në mërgatën tonë ka familje të mëdha me shumë anëtarë, ata i kanë futë ka 4 vota në një zarfë, dhe normal ka mujt një njeri i asaj familje t’i shkruaj të gjitha zarfet”, tha Xheladini, raporton klankosova.

    Mjeku që synon ta drejtojë Dragashin, këto fakte i dërgoi në gjykatën supreme e cila pritet që brenda 72 orëve t’i jap përgjigje. Kjo e fundit ka gjasë të jetë edhe në favorin e rivalit të tij politik.

    “ PZAP vërtetoi se dyshimet ishin të bazuara dhe i anuloi votat me postë. Bazuar në këtë vendim PDK është fituese e zgjedhjeve dhe presim që gjykata supreme të vërtetojë vendimin e PZAP.”, tha Shabani i PDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!