Kryetari Këshillit Parlamentar të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun ka deklaruar se ushtrimi i përbashkët mes FSK-së dhe ushtrisë shqiptare ka për qëllim të frikësojë popullin serb në Kosovë.
Ai ka shkuar edhe më tutje duke thënë se po bëhen përgatitje për provokime të mundshme ndaj serbëve, transmeton Reporteri.net
“Ushtrimi i përbashkët i FSK-së dhe ushtrisë shqiptare në Kosovë ka për qëllim të frikësojë popullin serb dhe këto janë përpjekje për të nxitur konflikte të mundshme në veri të Kosovës”, është shprehur Drecun.
Drecun tutje këto stërvitje i cilësoi si demonstrim të papranueshëm të politikës së Shqipërisë së Madhe, duke theksuar se Shqipëria nuk ka bazë për të dërguar një ushtri në Kosovë.
“Ata me forcat e tyre, kanë okupuar një pjesë të territorit tonë. Nuk po reagojnë as BE dhe as NATO”, është shprehur Drecun.
Drecun po ashtu shtoi se me këtë po i dërgohet mesazh Beogradit se ushtria shqiptare mund të ju ndihmojë njësive speciale në Kosovë që të kryejnë spastrim etnik dhe të dëbojnë serbët nga Kosova./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.