Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka njoftuar për grumbullimin e dëshmive kundër Ramush Haradinajt.
Këshilli për Kosovën në Kuvendin e Serbisë ka mbledh dëshmi të reja kundër Ramush Haradinajt, ka bërë të ditur kryetari i saj, Milovan Drecun.
Ai po ashtu theksoi se janë identifikuar gati 160 burgje të UÇK-së.
Drecun si mysafir në “RTS” deklaroi se Këshilli për Kosovën është i angazhuar në mbledhjen e sa më tepër dëshmive kundër Haradinajt, transmeton lajmi.net.
“Në këtë kuptim mendoj se jemi në rrugë të mirë, ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme, por i takon Gjykatës Speciale të vlerësojë se si është kualiteti i dëshmive dhe nëse do të ngrisë akuzë”, u shpreh ai.
Drecun ka thënë se dokumentacioni është i sigurt dhe ekziston bashkëpunim edhe me Gjykatën Speciale.
“Punojmë pandërprerë. Dëshmijtë të shohim se cilat materiale do t’i kërkojnë, e pastaj do t’ua japim dokumentacionin. Ne kemi krijuar tabelë me të gjitha krimet e bëra. I kemi identifikuar krimet, kryesit e tyre dhe dëshmitarët e mundshëm”, theksoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.