Disa të rinj janë mbledhur para zyreve të EULEX-it në Fushë Kosovë ku po qëndron nga mbrëmë ish-presidenti Hashim Thaçi dhe po protestojnë në mënyrë paqësore, shkruan Reporteri.net.
Ata po kërkojnë drejtësi e liri për çlirimtarët.
“Liri për çlirimtarët”, “Drejtësi, jo politikë”, janë pankartat që po mbajnë në duar protestuesit.
Tek selia e EULEX në Fushë Kosovë, Thaçin e kanë vizituar sot vëllezërit, dhe aktualisht brenda në vizitë gjendet bashkëshortja e tij, Lumnie Thaçi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.