Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Venera Berisha-Muharremi ka rezultuar pozitiv në testin për Coronavirsus. Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.
Ajo është shprehur se është testuar i gjithë stafi i kësaj klinike.
Postimi i plotë:
Pasi që një infermiere e Klinikës Endokrinologjike ku unë jam drejtoreshë kishte të gjitha shenjat e infeksionit me
Covid-19, te premtën doli pozitiv me virusin Covid-19, kerkova nga IKSHP që të testojë tërë personelin e kësaj klinike!
Para pak qasteve mora rezultatin e testit tim ku rezultova pozitiv me virusin Covid-19 edhe pse nuk kam asnje shenje klinike as ankesa!
Lus të gjithë ata që kanë qenë në kontakt direkt me mua pa maska të vetizolohen dhe në rast të shfaqjes së shenjave të infeksionit të lajmerohen ne Klinikën Infektive!
Unë ndihem shumë mirë dhe prej sot jam në vetizolim për 14 ditë dhe besoj që me ndihmën e zotit do ta kaloj edhe këtë sfidë!
E juaja
Venera
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.