×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Drejtoresha e Korpusit për Paqe të SHBA-së vjen në Kosovë, pasdite takohet me presidenten Osmani

    Reporteri
    29 Maj 2024 | 9:11

    Drejtoresha e Korpusit për Paqe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Carol Spahn, do të qëndrojë sot në Kosovë.

    Spahn do të pritet sot në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

    Takimi do të fillojë në ora 15:00, bën të ditur Presidenca në një njoftim të lëshuar sot. Pas takimit, do të ketë edhe deklarime për media.

    Dje, Spahn qëndroi në Shqipëri, ku u takua me presidentin Bajram Begaj.

    Begaj përcolli urimet për palën amerikane, e cila ka shprehur angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në zgjerimin e fushës dhe ndikimit të programit të Korpusit të Paqes në vend. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!