×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori BKS-së, Sami Mazreku: 60 milionë euro dëme u paguan për 10 muaj

    Reporteri
    08 Dhjetor 2023 | 14:48

    Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku ka treguar se gjatë periudhës janar-tetor 2023 kompanitë e sigurimeve si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë paguar hiç më pakë se 60 milionë euro.

    Sipas tij, referuar të dhënave zyrtare të BQK-së gjatë periudhës Janar-Tetor 2023, janë paguar gjithsej 59,239,034 euro dëme ose 13.35% më shumë se gjatë periudhës së njëjtë Janar-Tetor 2022.

    Më tutje ai ka treguar se sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës Janar-Tetor 2023 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 10,147 dëme duke arritur në 148,426 nga të cilat 148,073 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 353 nga kompanitë e sigurimit të Jetës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!