×
  • Lajme
  • Lajme

    Sazan Ibrahimi: Kryeministri Kurti nuk po na takon, jeta zhvillohet në komuna, jo në kabinete qeveritare

    Reporteri
    26 Qershor 2022 | 18:05

    Autor: Blendi Gashi


    Asociacioni i Komunave të Kosovës do të padis dy ministri të Qeverisë Kurti. Bëhet fjalë për ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe ministrinë e Shëndetësisë pasi thotë se kanë nënshkruar Kontrata Kolektive për arsim dhe shëndetësi pa konsultim e dakordim me Komunat, derisa zbatimi i tyre sipas AKK-së po bëhet në dëm të buxheteve komunale.

    Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në një intervistë dhënë për Gazetën Online “Reporteri.net” ka dhënë detaje lidhur me padinë që do ta dorëzojnë ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me kontratën kolektive.

    Ibrahimi në këtë intervistë ka treguar nëse kanë bërë kërkesë për takim me kryeministrin Kurti, për takimin e këtij të fundit që zhvilloi dje me disa kryetarë të komunave, flet poashtu për problemet me të cilat ballafaqohen komunat ee vendit, dhe çështje të tjera.

    Lexoni të plotë intervistën me drejtorin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, dhënë për Gazetën Online “Reporteri.net”.

    Keni paralajmëruar se do të padisni Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë. Cila është arsyeja që do ta merrni një veprim të tillë?

    Asociacioni i Komunave të Kosovës do i padisë që të dy ministritë, atë të Arsimit dhe Shëndetësisë, sepse komunave po i merren mjetet financiere edhe për kontratën kolektive të shëndetësisë dhe asaj të arsimit.

    AKK nuk është kundër kontratave kolektive, por është kundër marrjes së mjeteve buxhetore komunave kur komunat nuk janë palë nënshkruese të kontratave.

    Si është komunikimi i Asociacionit me Qeverinë? A keni kërkuar takim me kryeministrin Kurti për t’ia shprehur shqetësimet tuaja?

    Komunikimi i AKK me Qeverinë nuk është në nivelin e duhur. Edhe në rastin e mbulimit të kostos financiere të kontatava kolektive për arsim dhe shëndetësi do të zgjidhej po të kishte një qasje më të mirë nga niveli qëndror ndaj atij lokal. Komunave për 2 vite radhazi nuk pi ia mundësohet rishikimi i buxheteve komubale kurse në nivel qëndror ata e rishikua buxhetin

    Kemi dërguar kërkesa për takim edhe te kryeministri por edhe te Ministri i Financave sepse mendojmë që me një bashkëpunim korrket dhe të sinqertë të Ministrisë së Financave me AKK dhe me komunat shumë probleme do të kishin zgjidhje e edhe çështja e gjetjes së mjeteve financiere për zbatimin e kontratave kolektive. Por kërkesat tona nuk kanë marrë përgjigje

    Cila është thirrja juaj për kryeministrin Kurtin?

    Dubet të ketë bashkëpunim korrekt dhe të sinqertë me komunat dhe me AKK si përfaqësuese e komunave sepse jeta zhvillohet në nivel lokal, pra jeta zhvillohet në komuna e jo në kabinete qeveritare dhe jo vetëm në ndërtesat qeveritare.

    Si e shihni takimin e djeshëm të kryeministrit Kurti me disa kryetarë të komunave?

    Çdo takim i komunave me nivel qëndror është i mirëseardhur, por takime të tilla duhet të përgatiten me një seriozitet më të madh me përkushtim më të madh nga niveli qëndror

    Ne mendojmë që këto takime duhet të organizohen përmes AKK e jo që AKK të injorohet ashtu siç është injoruar që nga përjashtimi jonë nga komitetit AntiCovid

    Me çfarë probleme përballen sot komunat e Kosovës?

    Komunat përballen me probleme të shumta siç janë: mungesë të jashtëzakonshme të pronave komunale, vendime qeveritare pa konsulta me komunat e që i prekin kompetencat e komunave, qindra miliona euro të painvestuara nëpër komunat e Kosovës nga mosfunksionalizimi i bordit të OSHP-së, tërheqja e shumë investimeve nga niveli qendror nëpër komuna e të cilat investime kanë qenë të nënshkruara me memorandume bashkëpunimi, mosmundësia e rishikimit të buxheteve komunale, zbatimi i kontratave kolektive që komunave po i kushton me miliona euro e që këto kontrata janë të nënshkruara nga niveli qendror dhe ka paralajmërime që në një të ardhme shumë të afërt të gjitha mjetet dhe menjëherë t’iu merren komunave, mosmiratimi i ligjit për financa lokale e ku parashihet miratimi i grantit për investime kapitale ku nga ky grant komunat mund të përfitojnë me dhjetëra miliona euro si dhe tendenca e ndërhyrjes së nivelit qendror në kompetencat e komunave. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!