×
  • Lajme
  • Lajme / Naser Syla

    Drejtori i Emergjencës jep detaje për gjendjen shëndetësore të personit që u plagos sot në Fushë Kosovë

    Reporteri
    10 Nëntor 2024 | 16:26

    Një person është plagosur me armë zjarri sot në Fushë Kosovë.

    Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se gjendja e viktimës është stabile.

    “Është në gjendje stabile. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe jemi në pritje të rezultateve”, tha Syla për Express.

    Ndërsa zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Reporteri.net se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

    Ahmeti tha se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe se menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

    “Sot rreth orës 13:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!