×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Infektivës merr vaksinën anti-Covid

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 9:28

    Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës tashmë kanë nisur përgatitjet për fillimin e vaksinimit të personelit shëndetësor me vaksinën AstraZeneca e cila ka arritur të dielën në Kosovë.


    Profesionistët shëndetësor të kësaj klinike kanë qenë tash e më shumë se 1 vit në vijë të parë të frontit në luftën me pandeminë Covid-19, shkruan Reporteri.net.

    Ushtruesi i detyrës së Drejtorit në Klinikën Infektive dhe infektologu, Izet Sadiku e ka marrë sot vaksinën Anti Covid.

    Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, tashmë ka filluar vaksinimi i stafit shëndetësor.

    Ndërsa, gjatë ditës së djeshme për herë të parë me AstraZeneca u vaksinua kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarja e OBSh-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu, Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!