×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i KEK-ut: Eksperti gjerman do ta bëjë vetëm inspektimin, pastaj vijnë të tjerë për tjera punë

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 20:49

    Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se do të ketë më shumë se një ekspert që do të vijë në Kosovë për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve në termocentralet e Kosovës.

    Vendin e ka kapluar një krizë energjetike, e si pasojë Kosova po përballet me reduktime të rrymës.

    “Eksperti i parë vetëm e bën inspektimin, i dërgon të dhënat në kompaninë që është prodhuese e turbinës, e që pastaj të gjitha këto e sjellin një rezultat i cili tregon se cilat janë riparimet dhe dëmtimet që kanë ndodhur”, është shprehur Krasniqi në RTK.

    “Pastaj vjen një ekspert tjetër që i bën testimet, pastaj tjetër që i bën proceset tjera që janë teknike dhe janë një numër i konsiderueshëm i tyre që vinë në këtë proces, nuk është veç një”, sqaroi Krasniqi.

    Ndihma nga jashtë Kosovës do t’i kushtojë 248 mijë euro. E në pyetjen se a janë shumë para, Krasniqi u përgjigj negativisht.

    “Jo, nuk është. Këtu përfshihen të gjitha. Përfshihet shërbimi i riparimit, përfshi ekspertët, materialin për riparim, përfshi testet që duhet t’i bëjnë etj”, ka thënë Krasniqi.

    “Ata kanë edhe kompani të kontraktuese që i kryejnë këto punë, pra nuk i kryejnë të gjitha vetë”, shtoi Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!