Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se mjeti shpërthyes që la të vdekur një polic në Zhur, ka qenë i montuar në katin e dytë të të dyshuarit, i gatshëm për shpërthim.
“Ka pas një mjet shpërthyes në katin e sipërm, i gatshëm për shpërthim. Policë kanë kontrolluar katin e parë dhe kanë vazhduar për kontroll për posedim të narkotikëve në katin e sipërm ku edhe ka ndodhë shpërthimi”, ka thënë Qalaj për Kohën Ditore.
Megjithatë, Qalaj ka thënë se nuk mund të thuhet nëse ka qenë e planifikuar.
Ai ka shtuar se në këtë rast kemi të bëjmë edhe me dhunë në familje.
Sipas tij, kanë qenë familjarët e të dyshuarit që e kanë lajmëruar policinë.
“I dyshimti në momentin e shpërthimit nuk ka qenë në shtëpi kurse anëtarët tjerë të familjes po”, theksoi Qalaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.