Para pesë ditësh u mbajt një liturgji nga peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit në Kishën që gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës.
Për këtë çështje në komisionin për siguri nga deputeti Bekë Berisha, është pyetur drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti i cili ka thënë se nuk kanë qenë të njoftuar për mbajtjen e këtij aktiviteti kishtar.
“Nuk kemi qenë të njoftuar fare që do të mbahet ndonjë aktivitet kishtar. Policia nuk e ka në listën e objekteve që i siguron 24 oë (kishën që ndodhet në objektin e UP-së. Ne nuk kemi pas asnjë njohuri që në këtë objekt, apo vend do të mbahet një liturgji”, ka thënë ai, shkruan Reporteri.net.
Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ka thënë se Qeveria nuk do të lejojë më aktivitete të tilla, përkundër faktit që sot gjatë ditës nuk pati reagim.
Kthimi i serbëve në kishën e papërfunduar që ndodhet në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës, për herë të parë pas vitit 1998, ngjalli reagime të shumta sidomos te partitë opozitare. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.