Ngritja e aktakuzës për shpërdorim detyre katër ditë më herët nuk i ka penguar fare drejtorit të shërbimeve publike në Komunën e Prizrenit nga radhët e Vetëvendosjes, Levent Kasemit.
Madje ai duket në disponim të mirë duke kërcyer me valle dhe madje hipër sipër një karrige, të rrethuar me pije alkoolike dhe shumë zyrtarë të tjerë të Vetevendosje. Afër të tij në të djathtë, është drejtori i shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu.
Këto pamje të shpërndara nëpër rrjetet sociale sot pasdite i kanë irrituar qytetarët e shumtë të Prizrenit të cilët po e shprehin cdo ditë pakënaqësinë e tyre me qeverisjen e Vetëvendosjes në këtë komunë.
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime Rënda ka ngritur aktakuzë kundër pesë anëtarëve të Komisionit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës së Prizrenit.
Sipas aktakuzës, të pandehurit, po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, njofton Zyra për informim e kësaj Prokurorie.
Të pandehurit Levent Shaip Kasëmi, i lindur më 26.05.1981, Drejtor i Shërbimeve Publike, Fejzë Tahir Kabashi, i lindur më 26.05.1981 Drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe Refik Mujo Shaqiri, i lindur 25.12.1961 Drejtor për Kadastër dhe Gjeodezi, që të tre të akuzuarit janë drejtor aktual nën qeverisjen e Vetëvendosjes në Prizren.
Pos tre drejtorëve edhe dy të akuzuarit tjerë janë Ganimete Babuna asambleiste e Nismës në Asamblenë Komunale Prizren, dhe Ares Agron Shporta, i lindur 02.08.1991 drejtor i Fondacionit “ Lumbardhi”.
Po ashtu, secili nga të pandehurit kanë qenë pjesë e Komisionit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit, ndërsa i pandehuri drejtori Levent Kasëmi kryetar, e zëvendës kryetar i Komisionit ka qenë drejtori Fejzë Kabashi.
Një ditë pas aktakuzës, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka i kishte mbrojtur vartësit e tij duke akuzuar Prokurorinë se është e kapur dhe nuk e din cfarë po bën.