×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i RTK publikon disa dokumente, thotë se janë fakte se ka patur auditim në televizionin publik

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 20:13

    Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati ka publikuar sonte disa dokumente për të cilat thotë se janë dëshmi që konfirmojnë se Auditori i Pavarur Gjeneral ka kryer auditim të televizionit publik.


    Ky reagim i tij me fakte vjen disa ditë pasi disa deputetë të VV-së në Kuvend hodhën akuza se televizioni publik nuk ka pasur auditim.

    Koalicioni aktual qeverisës i udhëhequr nga Vetëvendosje dhe kreu i saj Albin Kurti tashmë kanë iniciuar shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK si vazhdimësi e shkarkimeve të bordeve të institucioneve të pavarura.

    Më poshtë dëshmitë e Kastratit:

    A e ka lejuar apo jo RTK auditorin e pergjithshem te auditoj RTK-ne!
    Pergjigjja eshte Po!!!
    Ky Draft Raport i zyres se Auditorit te Pergjithshem duhet te jete ne zyrat e Komisionit per Buxhet dhe Transfere, por pse nuk eshte publikuar nuk eshte faji i jone!

    Une po ju jap fakte e ju vleresoni:

    1.Diten qe e kam marre poziten e Drejtorit te RTK-se me ka ardhur emaili nga Zyra e Auditorit Kombetar, se bashku me raportin prej 25 faqesh.
    2.Kam qene ne komunikim te vazhdueshem me Zyren e Auditorit qe nga dita e pare e ardhjes time ne pozite, dhe jam shprehur i gatshem per cfare do auditimi!
    3.Ne procesverbalet e Kuvendit te Kosoves, mund te gjeni fjalimet e mia para komisioneve pergjegjese per gatishmerine time por edhe te Bordit per cfaredo auditimi!
    4.Ne procesverbale po ashtu gjeni pergjigjen e Auditorit te pergjithshem para deputeteve, pse nuk po e auditon RTK-ne.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!