×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i RTK-së: Në tri vitet e fundit kemi punësuar vetëm 15 vetë

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 11:43

    Ngadhënjim Kastrati, drejtor i përgjithshëm i RTK-së ka thënë se në tri vitet e fundit kanë pasur vetëm një konkurs ku janë punësuar 15 persona, teksa sipas tij 60 të tjerë nuk kanë më kontrata me RTK-në.


    “Për sa i përket çështjes së pagave nëse e shohim vitin 2019 dhe 2020, pastaj edhe vitin 2021 ka një rritje, nuk po them që s’ka rritje pavarësisht që nuk kemi punësuar. Për dy vite janë më shumë se 60 persona që nuk kanë më kontrata me RTK-në. Disa janë që kanë dalë në pension, disa kanë vdekur, ndërkaq ne kemi pasur vetëm një konkurs dhe janë punësuar 15 vetë. Çdo vit punëtorëve të RTK-së paga u rritet për 0.5%”, ka thënë Kastrati.

    “Kjo ka kosto që e lëviz buxhetin për sa i përket pagave. Nëse e shohim vitet e fundit ne kemi paraparë punësime por nuk e kemi bërë një gjë të tillë”, ka thënë më tutje ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!