Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Podujevës, Driton Veliu, ka folur lidhur me suspendimin e pulmologut të QKMF-së, Ibrahim Hoti, i cili nuk i ka ofruar ndihmë një pacienti të moshuar me arsyetimin se e ka përfunduar orarin.
Veliu në Klan Kosova, tha se sjelljet e tilla janë të papranueshme.
“Ne në fakt sapo e morëm informatën dhe e pamë videon e kemi mbajtur një mbledhje urgjente të Këshillit Drejtues të Qendrës së Mjekësisë Familjare ku e kemi suspenduar përkohësisht mjekun deri në vendimin tjetër të Komisionit Disiplinor”, tha ai mbrëmë.
“Për shkak të pandemisë mjekët janë të lodhur dhe të dërmuar. Por, këto sjellje janë johumane, joetike dhe joprofesionale. Janë të papranueshme nga menaxhmenti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe kemi qenë të detyruar të marrim masa”.
Ai ka thënë se nuk kanë informacione se ka pasë raste të tilla të ngjashme edhe më parë.
Mjeku Ibrahim Hoti është intervistuar lidhur me rastin dhe i njëjti është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.