×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë tregon lagjet ku ka më shumë persona pozitiv me coronavirus

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 23:20

    Tri raste të reja me coronavirus janë paraqitur në Komunën e Prishtinës.


    Drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi thotë se IKSHPK i ka njoftuar se tre të infektuarit janë raste kontakti të personave të prekur më parë me COVID-19 por pa u treguar me saktësi se prej cilave kontakte rrjedhin këto raste.

    “Me këto tri rastet e reja, përsëri bëhen 24 raste aktive me COVID-19 në Komunë e Prishtinës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Gashi ka treguar edhe lagjet e Prishtinës ku janë aktive rastet me coronavirus.

    “Këto raste janë të shtrira në lagjet: Ulpiana, Dardania, Kodra e Trimave dhe një lagjeje tjetër që është mes Kalabrisë dhe Arbërisë. Pra këto janë katër lagjet që e kanë numrin më të madh të qytetarëve që janë me COVID-19 pozitiv”.

    Drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi thotë se ne institucionet publike zbatimi i rekomandimeve është në nivel të duhur por sipas tij këto rekomandime nuk po zbatohen në nivel të kënaqshëm edhe në pjesët tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!