Fatmir Memaj është njëri nga katër zyrtarët e LDK-së, të cilët i shkarkoi sot Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Ai ka thënë se Haskuka sot i ka thirrur në një takim atë, nënkryetarin Eshref Memaj dhe dy drejtorët tjerë, Fejzë Kabashi dhe Egzon Elshani ku ua ka kumtuar lajmin se ndërpret bashkëpunimin me ta.
“Njoftimi ka qenë se ka humbur kuptimi i koalicioni si pasojë e mocionit të thirrur ndaj Vetëvendosjes në qendër”, ka thënë Memaj, njofton Klan Kosova.
“Ka pasë presione nga qendra e VV-së në qendër dhe aktivistëve dhe si pasojë e kësaj logjike i ka humbur kuptimi koalicionit. Ishim në takim, ishte korrekt. I kemi ofruar gatishmërinë tonë për shkak të traditës. Jemi të gatshëm ta bëjmë pranim dorëzimin e detyrave”.
“Ka qenë marrëveshje politike dhe si e tillë që e ka fillimin e ka edhe mbarimin. Kryetari ka të drejtë të shkarkojë drejtorët tij dhe të emërojë drejtorë të tjerë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.