Drejtori i Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, në Suharekë Hamdi Bytyqi, ka shprehur shqetësimin për dukuritë negative që po shfaqen tek nxënësit në shkolla. Në një tryezë diskutimi për sigurinë në shkolla, Bytyqi shprehu shqetësimin se nga 240 nxënës të pranuar në shkollën e tij, 100 janë duhanpirës.
Në një video të publikuar nga “Suhareka Online”, dëgjohet Bytyqi duke thënë se ka testuar nxënësit dhe se rreth 100 nga nxënësit e pranuar këtë vit nuk dinë shkrim dhe lexim.
Ai tha se këta nxënës nuk e dinë as matematikën elementare.
“Diku prej 240 nxënësve që i kam regjistruar në shkollë të mesme, e kam bërë një test gjuhë shqipe, matematikë, dalin diku 100 nxënës që nuk dinë shkrim-lexim dhe matematikën elementare. Ata janë potencial permanent me u marrë me problemin. Prej 240 dalin diku 100 që janë duhanpirës dhe tash unë duhet brenda ditës me 100 duhanpirës me u marr”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.