×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Telekomit: S’ka kurrfarë zjarri, punëtorët janë në vendin e tyre të punës

    Reporteri
    12 Janar 2020 | 18:42

    Drejtori i Telekomit, Bedri Istrefi, ka demantuar lajmin e dhënë në media, konkretisht nga portal “Insajderi” i cili raportoi për shpërthim të zjarrin në objektin e Postës dhe Telekomit.


    Ai thotë se ky lajm është lansuar me qëllime të caktuara, ndërsa shton se punëtorët janë duke punuar normalisht, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Reporteri.net menjëherë pas një raportimi të tillë doli në terren për të parë nga afër nëse është e vërtetë se ka shpërthyer zjarri, dhe u kuptua se në objektin në fjalë është e vendosur një llampë që lë përshtypjen nga larg të flakëve.

    Sqarim për opinion i drejtorit të Telekomit:

    Nuk ka zjarr në Postën as Telekomin e Kosovës. Gjithçka është në rregull dhe demantojmë lajmin për gjoja “shpërthimin e zjarrit në Postën e Kosovës”.

    Sipas orarit dhe detyrave të punës, punonjësit dhe zyrtarët e Telekomit janë në vendin e vet të punës dhe nuk ka kurrfarë zjarri në objektin apo zyrat e Telekomit.

    Telekomi i Kosovës është duke funksionuar normalisht, pa asnjë pengesë apo vështirësi. Qytetarët nuk duhet të kenë asnjë lloj shqetësimi për këtë informatë të pasaktë të lansuar me qëllime të caktuara.

    Ftojmë mediat që para çdo emetimi të lajmit, të marrin informata të sakta dhe zyrtare nga përgjegjësit për komunikim në Telekom, të cilët janë në dispozicion 24 orë çdo ditë të javës, për të konfirmuar çfarëdo shqetësimi para publikimit, për hir të informimit të saktë dhe objektiv. /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/bedri.istrefi.16/posts/191991598621326

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!