Rreth 300 mijë euro është shuma e parave që ka të kursyera në banka Drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Adrian Zalli, i cili udhëheq me këtë institucion që nga viti 2007. Nga kjo shumë 201 mijë e 504 janë euro, teksa 104 mijë e 281 dollarë, i shkruan Reporteri.net.
Por, ndonëse ka kaq kursime, i njëjti nuk zotëron asnjë pasuri të paluajtshme. Ndërkohë, tek pasuritë e luajtshme ka deklaruar një veturë në vlerë 14 mijë e 800 dollarë, që thotë ta ketë blerë me kursime në vitin që ishte emëruar Drejtor i Trustit.
Borxhe nuk ka, teksa te shpenzimet i ka deklaruar 4 mijë e 7 euro, si shpenzime të udhëtimit në korrik të vitit të kaluar.
Të hyrat vjetore të Zallit janë 56 mijë e 823 euro, si pagë nga Trusti./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.