×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi me mediat

    Drejtori i ZRrE-së: Shkaktari për rritjen 15% është çmimi në bursat e energjisë, respektojmë secilën pakënaqësi të qytetarëve

    Reporteri
    07 Prill 2025 | 11:14

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka filluar takimin me mediat lidhur me çështjen e tarifave të energjisë elektrike. Drejtori i ZRrE-së, Petrit Pepaj për paralajmërimin e rritjes prej 15 për qind, ka thënë se shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodhur në bursat e energjisë elektrike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai ka folur edhe për takimet bilaterale që do të zhvillojnë me palë të tjera ditët në vazhdim, ndërsa sot pasdite do të jetë edhe ai me Avokatin e Popullit.

    “Po pritet rritje prej 15%. Shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodh në bursat e energjisë elektrike, shkakatri kryesor, s’ka përshtatje tjera qe kanë ndiku në këtë 15%”, tha Drejtori i ZRrE-së, ndërsa shtoi se do të respektohet çdo pakënaqësi e qytetarëve.

    “Takimet me ministri dhe me Presidencën do jenë të enjten, do t’ju dërgojmë ftesën. Rregullatori e ka këtë obligim te kujdeset që tarifat ta reflektojnë koston. Respektojmë secilin qytetarë qe ka dërguar komente, respektojmë secilën pakënaqësi, është e drejtë e tyre. Bashkëndjejmë çdo shqetësim me qytetarët.”

    Ai tha se kanë pranuar shumë komente, në mesin e tyre edhe ajo nga Presidenca e Kosovës, dhe se shtoi se do të arrijnë që deri me datë 11 t’i përmbledhin të gjitha komentet.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!