×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori “merakli” i lojërave kompjuterike, akuzohet se ka hapur lokal për “Counter Strike” pranë shkollës

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 20:14

    Drejtori i shkollës fillore në Sankofc të Drenasit afër hyrjes së shkollës hap një lokal ku luhet “Counter Strike”.


    Është vetëm disa metra larg oborrit të shkollës: Një dyqan të cilin nxënësit e shkollës së mesme të ulët “Luigj Gurakuqi” në fshatin Sankofc të Drenasit gjatë pushimit e frekuentojnë shumë shpesh.

    Por, këtu zhvillohet edhe një veprimtari tjetër. Nxënësit edhe mund të luajnë videolojën “Counter Strike”.

    E ky objekt është në oborrin e shtëpisë së drejtorit të kësaj shkolle, Emin Isufi. Por, ai e mohon se ka në pronësi këtë biznes.

    Isufi ka ftuar ekipin e T7 brenda zyrës së tij. Ai është interesuar nëse është filmuar diçka në oborrin e shkollës.

    Edhe këtu ai ka refuzuar që të deklarohet para kamerës, duke u arsyetuar se i duhet leje nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas për të bërë një gjë të tillë.

    Për këtë rast T7 është informuar nga prindërit e nxënësve të kësaj shkolle. Por, të cilët nuk kanë pranuar që të flasin para kamerës.

    E i pa informuar për praninë e këtij biznesi tek shkolla e fshatit Sankofc, është drejtoria komunale e Arsimit.

    Udhëheqësi i kësaj drejtorie , Tafil Halilaj paralajmëron se do të ndërmarrin masa. Ndërkohë, videlojërat konsiderohen se kanë ndikim negativ tek fëmijët.

    Një gjë të tillë edhe thotë edhe sociologu Bekim Selishta. Ai thotë se shteti duhet të jetë më shumë i pranishëm edhe në fshatra në mënyrë që mos të krijohen situata të tilla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!