×
  • Lajme
  • Lajme / Mbështetja

    Drejtoria për Fqinjësi dhe Zgjerim: Vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në rrugën drejt BE-së

    Reporteri
    10 Janar 2025 | 14:24

    Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, ka thënë se përkrahin rrugën evropiane të Kosovë.

    Kjo drejtori ka bërë një postim në platformën X duke treguar se Bashkimi Evropian është investitori, partneri tregtar dhe ofruesi i ndihmës financiare më i madhi në Kosovë.

    “Vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në rrugën e saj evropiane 🤝”, thuhet tutje në postim, duke shtuar se Kosova është kandidat potencial.

     

    Më 23.10.2024, është aprovuar agjenda e reformave të Kosovës nga Komisioni Europian, në kuadër të Planit të Rritjes.

    Nga Plani i Rritjes, në total, deri në fund të vitit 2027, nëse përmbush reformat Kosova do të përfitojë 882 milionë euro, duke u bërë përfituesja më e madhe e këtij plani për kokë banori.

    Përveç për Kosovën, Komisioni Europian ka miratuar agjendat edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes dhe reformave, për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!