×
  • Lajme
  • Lajme

    Drenas: Arrestohet një person i dënuar me katër vite burg për vjedhje të rëndë

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 20:13

    Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar i cili ishte i dënuar me katër vite burg për vjedhje të rëndë.


    Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot nga njësitet policore të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë të gjykatës”, tha Ahmeti.

    Ahmeti u shpreh se aksioni i policisë është kryer sot në fshatin Korreticë e ulët, ku është arrestuar personi me inicialet L.R., 35-vjeç i cili për një kohë të gjatë i është shmangur policisë.

    “Personi i arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në vuajtje të dënimit”, tha ndër të tjera Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!