Kuvendi Komunal i Drenasit, ka miratuar vendimin për vendosjen e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Rasim Kiçina, Ilaz Kodra dhe Bedri Shala në sheshin “Fehmi Lladrovci.
Ky ka qenë propozim nga kryetari Ramiz Lladrovci.
“Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 11 pika për rend dite, në mesin e tyre edhe propozim vendimi i Kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci për vendosjen e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Rasim Kiçina, Ilaz Kodra dhe Bedri Shala në sheshin ‘Fehmi Lladrovci’, pikë kjo e cila është miratuar unanimisht nga anëtarët e Kuvendit”, thuhet në komunikatë, trasnmeton Reporteri.net.
“Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Gani Sylaj, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtar të Kuvendit të Komunës, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it dhe monitorues nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)”, përfundon komunikata. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.