Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbështetje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë realizuar urdhër kontroll në pesë lokacione të ndryshme ku dyshohej për veprimtari te kundërligjshme në Skenderaj.
Sipas policisë gjatë kontrollit në pesë lokacione ku dyshohej për veprimtari të dyshimta janë gjetur dhe sekuestruar: 10 televizorë; 12 monitor; 10 shtëpiza te kompjuterit; 12 aparate të lojërave; 8 printerë; 470 euro dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastet në fjalë.
”Lidhur me rastet në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar pesë persona të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ’’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, bëhet e ditur nga policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.