×
  • Lajme
  • Lajme

    Drenicaku çeli bastore në shtëpi, Policia e kap “me presh në duar”

    Reporteri
    25 Tetor 2019 | 13:20

    Një qytetar i Drenasit çeli bastore në shtëpinë  e tij, por Policia i ra në trag dhe e zuri duke punuar.


    Ata dje bastisën shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast si prova materiale ia sekuestruan 13 shtëpiza kompjuteri, një lexues të tiketave të lojërave të fatit dhe lojëra të ndryshme.

    Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët komunalë

    Sidoqoftë, ky rast i çuditshëm është i dyti, pasi në Gjakovë ishte zënë një qytetar i cili kishte hapur bastoren në ëmbëltore.

    Ndryshe, para disa muajsh, Qeveria mori vendim për ndalimin e lojërave të fatit, pasi dy rasteve tragjike që ndodhën në ambiente të tilla, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!