Sokol Haliti, përkrahësi i Vetëvendosjes i cili ishte bërë viral para disa ditësh pasi që kishte aksidentuar një qen në rrugë përderisa ishte duke lobuar për mbështetjen ndaj VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka folur për kushtet e jetës së tij në Zvicër.
Ai ka thënë në T7 se ka jetuar me familje në Zvicër, por nuk ka kursyer fjalët për këtë shtet.
Haliti ka thënë se shteti zviceran ka vrarë shqiptarë nëpër burgje.
“Zvicra, edhe pse shqiptarët e shohin si shtet të fortë, ky shtet ka vrarë shqiptarë”, ka thënë ndër të tjerash Haliti.
Ai ka thënë se do t’i faktojë të gjitha këto akuza ndaj shtetit zviceran.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.