“Dreq nuk jam këtu”, ish-zëvendëskryeministrja i del në mbrojtje mjekut nga Podujeva që s’i ofroi ndihmë qytetarit

Ish-zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj i ka dal në mbrojtje mjekut në Podujevë i cili në një video të publikuar në media shihet se nuk i ofron ndihmë një qytetari të sëmurë.


Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Balaj-Halimaj  ka thënë se sjellja e mjekut nuk arsyetohet, por se ne dihet se si ka qenë dita e atij mjeku.

“A thua sa pacient ka shëruar ai deri tani? Pse të mos e mendojmë edhe këtë? Ndërsa ne të mësohemi t’i shohim edhe mjekët si njerëz, madje si njerëz me ndjenja që për çdo dhimbje të pacientit e ndjen edhe ai dhe se çdo suksesi të vet i gëzohet për shkak se suksesi i tij është shërimi i pacientëve. Edhe mjekët lodhen, ata nuk janë të pandjeshëm”, ka shkruar Balaj-Halimj.

Postimi i saj i plotë:

Mjeku: “Dreq nuk jam këtu”-mirë e ka.

Shoqëruesi i pacientit ndoshta ka respektuar orarin e vet të punës (meqë nuk e paska dërguar me kohë pacientin), por nuk do që ta respektoj orarin e mjekut (sepse siq e ndëgjoni në video, mjeku i thotë; dje edhe pardje të kam kry shërbime jashtë orarit), atëherë pse shoqëruesi i pacientit nuk e ka dërguar pacientin në orar për ta kryer këtë shërbim, por e ka lën atë pas orarit?

Dmth ne duhet të respektojmë orarin tonë, por të mjekëve jo?

(Kjo nuk vlenë për rastet urgjente, sepse ky nuk ishte një rast urgjent, po të ishte jam e sigurt se ai dhe secili mjekë nuk do të kishte kohë të fliste për orar).

Një mjekë mund të ketë kaluar një ditë të keqe gjatë orarit të tij të punës dhe shumica prej nesh nuk jemi në gjendje ta kuptojmë.

Ai mund të ketë kaluar keq sepse ka mundur të ketë një pacient në gjendje të rënd, nuk ka mundur t’i gjejë ende diagnozën, ka hulumtuar për simptomat, por pa rezultat e që kjo e ka bërë të ndihet keq, ndërsa ne mendojmë se ai është i pandjenja.

Ndoshta para një pacienti tjetër ai mjekë është dashur të ja thotë një pacienti tjetër se ai do të jetoi edhe pak kohë, dhe kjo natyrisht e ka bërë ta urrej profesionin që ka sepse është i detyruar të jep lajme të tilla, prandaj me pacientin tjetër ndoshta nuk është sjellur si duhet.

Një mjeku ndoshta i është dashur të vendos mes nënës dhe fëmijës dhe pas kësaj jam e sigurt që nuk ka qenë momenti i tij i mirë për të mirëkomunikuar me dikë, por ne mendojmë se ai është i pandjenja.

Një mjekë mund të ketë bërë një gabim gjatë operimit të një pacienti dhe pretë dënimin e tij dhe kjo sigurisht e ka bërë agresiv, por ne mendojmë se ai është i pandjenja.

Një mjekë që ka punuar gjithë ditën e gjithë natën mund të mos ketë mundësi të vizitoj as edhe një paciant tjetër, por ne mendojmë se ai duhet të jetë një robot.

Një mjeku mund t’i ketë vdekur një paciant në duar dhe ne nuk e aryetojmë nëse ai ka ditën e tij më të keqe dhe nuk është në gjendje të komunikoj me ne.

Mendohuni pak se si mund të ndihen këta mjekë çdo ditë me raste të tilla…

Jam e sigurt se asnjë sëmundje, lëndim, operim, vdekje etj nuk e bën asnjë mjekë të lumtur. Mjeku bëhet i lumtur kur ka sukses në pacientë.

Nuk e dijmë se si ka qenë dita e këtij mjeku, por pavarësisht të gjithave, një mjekë kur nuk ndihet mirë, më mirë është të kërkojë pushim disa ditë se sa të sillet në atë mënyrë, kjo sjellje nuk arsyetohet gjithsesi, por ndoshta ka qenë në ditën më të keqe të tij?!

A thua sa pacient ka shëruar ai deri tani? Pse të mos e mendojmë edhe këtë?

Ndërsa ne të mësohemi t’i shohim edhe mjekët si njerëz, madje si njerëz me ndjenja që për çdo dhimbje të pacientit e ndjen edhe ai dhe se çdo suksesi të vet i gëzohet për shkak se suksesi i tij është shërimi i pacientëve.

Edhe mjekët lodhen, ata nuk janë të pandjeshëm.