Komenti i fundit i deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, për kryeministrin Albin Kurti, në Kuvend, gjatë seancës së natës, nxiti polemika te qytetarët dhe mes deputetëve të kuvendit.
Bashkëpartiakja e Musliut, nënkryetarja e PDK-së ,Vlora Çitaku, i ka dalë në ndihmë deputetes duke thënë se ajo as nuk ka sharë, as hedhur gaz lotsjellës, por ka thënë mendimin e saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon”, shkroi Çitaku në Facebook.
“Dreqi te hangërt Albin, s’e le asnjë qershi pa hangër. A bre Albin mos qofsha në lëkurën tënde!” – ishin fjalët e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu që, megjithatë, e kanë bërë të qeshë me të madhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti. /Reporteri.net/.
Reagimi i plotë i Çitakut:
Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon.
Mund të pajtoheni ose të mos pajtoheni me atë që ka thënë deputetja Musliu. Mund të pajtoheni e mos pajtoheni me mënyrën si e ka thënë.
Por, Ganimetja as nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, as gurë. Ganja ka folë.
Move on.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.