Mytaher Haskuka sipas të gjitha gjasave edhe për një mandat do t’i hyjë garës për kryetar të Prizrenit.
Gazeta Blic bazuar në burime shkruan se në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Vetëvendosjes, Haskuka ka marrë mbështetje si kandidar për kryetar të komunës së Prizrenit.
Ndërkaq, deputetja Drita Millaku, e cila ka shpallur kandidaturën për kryetare të VV-së nuk ka marrë mbështetje nga Kryesia e partisë.
”Haskuka thuajse ka marrë mbeshtetjen e të gjithë kryesisë. Ndërsa, Drita Millaku thuajse nuk ka gjetur mbështetjen te asnjë nga anëtarët e Kryesisë së VV-së”, thonë burimet e Gazeta Blic.Merrt vesh se Albin Kurti në vazhdimësi mbështeste Haskukën për kryetar të Prizrenit, edhe pse dega e VV në këtë qytet nuk ishin të kënaqur me qeverisjen e tij.
Zyrtarisht askush nga VV nuk ka dashur të flas për emrat për kryetar të komunave.
Derisa VV po i mban mbyllur informatat në lidhje me emrat e kandidatëve, shumica e partive tashmë kanë publikuar emrat e kandidatëve.
Shumë shpejt të publikohen emrat e kandidatëve edhe nga Vetëvendosje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.