Lideri i Nismës Qytetare URA, Dritan Abazovic, ka konfirmuar se sot ka rezultuar pozitiv me coronavirus.
Abazovic përmes një postimi në rrjetin social Twitter, tha se është mirë me shëndet dhe ndodhet në vetizolim.
”Pas testit që e kam bërë sot, kam rezultuar pozitiv me coronavirus. Gjendja ime është e mirë dhe unë ndodhem në vetizolim. Mbani maskat dhe distancën”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se edhe në Mal të Zi, thuajse si në të gjitha vendet e rajonin, ditëve të fundit ka pasur rritje të madhe të rasteve me coronavirus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.