Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka folur për raportet që ka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se ka respekt për të.
Ai në një intervistë në ‘Pressing’ në T7 tha se raportet e Malit të Zi me Qeverinë e Kosovës janë shumë të mira.
Madje ai thotë se pret që ta vizitojë Kosovën shumë shpejt.
“Ndoshta i kemi politikat pak më ndryshe, politika jeme është më e frymëzuar në mënyrë evropiane. Unë nuk them se politika e Kurtit nuk është e frymëzuar në atë drejtim. Por çështjet në Kosovë nuk janë si në Mal të Zi, dhe besoj që kjo ka ndikuar shumë në përcepsionin e politikës. Kam një respekt për Albin Kurti, dhe më vjen mirë që dikush nga trevat tona ka arritur kaq sukses. Raportet me Qeverinë e Kosovës i kemi shumë të mira, pres shumë shpejt të vizitojë edhe Prishtinën dhe besoj që edhe ata do të na japin një frymë shumë të re”, tha Abazoviq.
Ai thotë se të përbashkët me kryeministrin Kurti e kanë edhe luftimin e korrupsionit.
“Përveç që jemi nga një trevë e përbashkët, e kemi të përbashkët edhe luftën ndaj korrupsionit. Mendoj se edhe me retorikë edhe me mesazhe dhe me vepra jena shumë të barabartë”, shtoi Abazoviq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.