×
  • Lajme
  • Lajme

    Dritan Abazoviq tregon për sa kohë Mali i Zi mund të bëhet me Qeveri të re

    Reporteri
    15 Shtator 2020 | 23:28

    Kryetari i Partisë Aksioni i Bashkuar për Reforma në Malin e Zi ka folur rreth formimit të qeverisë së re. Ai është optimist se muajin e ardhshëm vendi do të bëhet me ekzekutiv të ri.


    Dritan Abazoviq mendon se Mali i Zi do të mund të zgjedh ekzekutivin në muajin tetor.

    “Formimi i qeverisë, shpresoj për disa javë”, tha ai në një intervistë për Alsat-M.

    “Besoj se çdo gjë ka me mbaru në një mënyrë paqësore dhe demokratike”, shtoi ai.

    Ndërkohë javën tjetër pritet që të ftohet seanca e parë e Kuvendit.

    “Jena duke zhvillu bisedime për ditë dhe tani për tani çdo gjë po shkon me rregull. Nesër do të takohemi me kryetarin e parlamentit rreth seancës së parë zyrtare ku duam të verifikohen mandatet pastaj të zgjidhet kryetari i ri i parlamentit”. shpjegoi ai. “Mundemi me prit që ajo seancë me qenë në fillim ta javës së ardhshme”, tha Abazoviq

    Abazoviç, 34 vjeç, i cili vjen nga familje shqiptare, drejton partinë URA (United Reform Action; Aksioni i Përbashkuar për Reforma), kjo në zgjedhjet e 30 gushtit mori mbi 22 mijë vota (5.5%) duke fituar katër mandate deputetësh, vendimtare këto për formimin e qeverisë së re.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!