Qeveria Hoti deri më tani ka emëruar 33 zëvendësministra, mes tyre edhe disa të AAK-së.
Disa prej tyre kanë konfirmuar edhe vetë gjatë ditës se tashmë janë emëruar në këtë post.
Driton Bardheci i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka njoftuar se është emëruar zv.ministër i Arsimit, në Qeverinë Hoti.
Ai e ka falënderuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për besimin e dhënë.
Driton Bardheci, u bë i njohur në një aksion protestues të Rinisë së AAK-së, para qeverisë së Kosovës, në kohën kur kjo udhëhiqej nga Albin Kurti, e që kishte të bënte me vendimin për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.