×
  • Lajme
  • Lajme

    Driton Selmanaj apo Selim Selimi, cili do të jetë kooridnatori nacional për dialogun?

    Reporteri
    20 Korrik 2020 | 17:00

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar sot emërimin e një koordinatori nacional për dialogun.


    Gazeta Online Reporteri.net nga burime të saj në Qeverinë e Kosovës merr vesh se me më së shumti gjasë për të marrë këtë pozitë janë zëvëndëskryeministri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj dhe ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi.

    Gazeta gjatë ditës ka provuar të kontaktojë me dy emrat e apostrofuar por, as Selamanaj e as Selimi nuk janë përgjigjur.

    Kryeministri Hoti sot në një konfernecë për media pas takimit me kreun e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka thënë se të enjten në Bruksel shkon koordinatori i bisedimeve, detyra e të cili do të jetë draftimi i marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “ Dialogu është vetëm politik për njohje reciproke, të enjten është një takim tjetër në Bruksel ku do të jetë prezent koordinatori shtetëror për dialog që do ta emëroj së shpejti për të drafua marrëveshjen finale për njohje reciproke”, ka thënë ai, derisa iu është përgjigjur deklarimeve për bisedime teknike.

    “Çdo koment që dëgjoni ose nuk janë të informuar ose nuk duan t’i dëgjojnë. Sot kam dërguar ftesat për forum të liderëve gjithashtu edhe në kuvend për t’i informuar për të gjitha zhvillimet. Nuk ka dialog teknik, vetëm dialog për të normalizuar marrëdhëniet”, ka thënë ai.

    Javën e kaluar pas më shumë se 20 muaj, ka filluar dialogu ndërmjet dy shteteve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

    Pas këtij takimi i dërguari i BE-së, Mirosllav Lajçak oaralajmëroi se gjatë kësaj javë do të ketë takime për bisedime teknike, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë sot kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se doalogu është kryepkut politik dhe se do të kulmojë me njohjen reciproke.

    Përfaqësues të BE-së kanë deklarar se takimet e nivelit të lartë do të zhvillohen në muajin shtator. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!