×
  • Lajme
  • Lajme

    Driton Selmanaj e quan anti-human përjashtimin e veteranëve nga ligji për pagë minimale

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 17:43
    Deputeti i LDK'së, Driton Selmanaj

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmani, ka komentuar çështjen e veteranëve të luftës, të cilët po synohet që të mos përfshihen në ligjin për rritjen e pagës minimale.

    Selmanaj e ka quajtur anti human këtë veprim dhe ka kërkuar që edhe qytetarët të reagojnë ndaj, siç potencon ai, papërgjegjësisë dhe paditurisë qeveritare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Largimi nga përfitimi që vjen si rezultat i rritjes së pagës minimale për veteranët e luftës, personat e verbër, personat me paralizë totale dhe personat me paralizë të pjesëshme (gjysmën e poshtme të trupit), është e papranueshme dhe anti humane.
    Si qytetarë dhe shoqëri duhet të reagojm ndaj papërgjegjësisë dhe paditunisë qeveritare”, ka shkruar Selmanaj në Facebook. /Reporteri.net/.
    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!