×
  • Lajme
  • Lajme

    Driton Selmanaj futet në sallë, deputetët e VV-së bëjnë veprim të papritur – ndalet puna e Kuvendit

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 10:50

    Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka vendosur që të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.


    Por pjesëmarrja e tij u kundërshtua nga deputetët e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, shkruan Reporteri.net.

    Gjatë kohës sa po votohej njëra nga pikat e rendit të ditës, deputetët e VV-së po grushtonin tavolinat e tyre duke bërtitur ‘Jashtë, jashtë, jashtë”

    Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci, ka kërkuar që të mblidhen shefat e Grupe Parlamentare  për konsultim dhe Kuvendi të shkojë në pauzë për 15 minuta.

    VV patën deklaruar që nuk e lejojnë që Selmanaj të jetë pjesë e Kuvendit pas deklarimeve të tij për temën e të pagjeturve

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!