×
  • Lajme
  • Lajme

    Driton Selmanaj arsyetohet për Mini Shengenin: Ishte kërkesë e Trump, andaj e pranuam

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 23:14

    Pjesëmarrja në Minishengenin Ballkanik është një pikat e marrëveshjes së nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.


    Zv.kryeministri i Kosovës Driton Selmanaj, ka treguar se cilat kanë qenë bisedimet për këtë çështje, për të cilën Kosova kishte refuzuar të ishte pjesë e MiniShengenit Ballkanik, ku bën pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbisë.

    Selmanaj u shpreh se pjesëmarrja në Minishengenin Ballkanik ka qenë kërkesë e vetë Presidentit amerikan Donald Trump.

    “Kur ne kemi shprehur rezervat tona kemi thënë është e papranueshme të bëhemi pjesë e një projekti sepse rruga jonë është e qartë, është Bashkimi Europian. Na është thënë që çështja e minishengenit është kërkesë e Presidentit Trump. Ju lutem që këta ta pranoni, dhe këtë e pranuam kështu”, ka deklaruar Selmanaj në TV Klan të Shqipërisë. .

    Një tjetër pikë e marrëveshjes është vendimi që Kosova të mos aplikojë për 1 vit për t’u anëtarësuar në organizmat ndërkombëtare, ndërsa Serbia do të ndalojë për 1 vit fushatën për çnjohjen e Pavarësisë së Kosovës.

    Selmanaj lidhur me këtë ka dhënë sqarimet e nevojshme përse u pranua kjo pikë në marrëveshjes.

    “Pika e dytë ka qenë rezerva që a duhet Kosova të ketë moratorium për mos anëtarësim në organizma ndërkombëtarë. Kemi vlerësuar që më shumë i bëjmë dëm shtetit të Kosovës nëse aplikojmë dhe nuk pranohemi”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!