×
  • Lajme
  • Lajme

    Driton Selmanaj: Pjesëmarrja e Kurtit në zgjedhjet e Shqipërisë, me pasoja për vendin

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 20:51

    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, e ka komentuar si negative votimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.


    Ai përmes një postimi në Facebook, e ka konsideruar si të “pakuptimtë” një gjë të tillë, teksa ka thënë se mund të ketë pasoja për shtetin e Kosovës.

    “Pjesëmarrja në votime e kryeministrit të Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë, e pakuptimt, e papranueshme dhe me pasoja gjeopolitike dhe gjeostrategjike për shtetin e Kosovës”, thuhet në postimin e tij.

    Kryeministri i Kosovës, nën përcjelljen e truprojave të tij dhe me veturë zyrtare të Kosovës ka shkuar në Shqipëri që të votojë për zgjedhjet parlamentare

    Kryeministri Kurti ka pasaportë shqiptare dhe kështu ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet në Shqipëri. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!