×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa ia ndali fjalën, por Driton Selmanaj merr pëlqimin e Kryesisë për Zëvendëskryeministër

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 19:34

    Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës ka vendosur për njerëzit e saj në Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, shkruan Reporteri.


    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka mësuar nga burime të sigurta se Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë është përcaktuar për ministrat e saj në Qeverinë Hoti, e cila pritet të votohet nesër në Kuvendin e Kosovës, nga ora 11:00.

    Sipas burimeve të sigurta, Zv. Kryeminister, Driton Selmanaj

    Ministre e Financave, Hykmete Bajrami

    Ministër i Punëve të Brendshme, Agim Veliu

    Ministër i Mbrojtjes, Anton Quni

    Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi

    Ministër i Bujqësisë, Besian Mustafa

    Ministër i Shendetësië, Armend Zemaj

    Ministër i Infrastrukturës,  Arban Abrashi.

    Lumir Abdixhiku, që ishte në këtë mandat Ministër i Infrastrukturës, nuk ka pranuar të jetë në Qeveri.

    Nga kjo listë, befasues mund të duket emri i Driton Selmanaj, që po merr pozitën e dytë në Qeveri nga radhët e LDK-së.

    Selmanaj që po bëhet deputet për herë të dytë dhe humbi garën për Kryetar të LDK-së në Prizren kohëve të fundit pati një betejë të ashpër me nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmani e cila po e kundërshton Qeverinë e udhëhequr nga partia e saj.

    Në një seancë pas rrezimit të Qeverisë, Selmanaj ishte marrë me një interpretim ligjor të Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila menjëherë reagoi me nervozë duke e akuzuar atë të mos shpifë dhe mos të flasë në emër  të saj. Kur Selmanaj sërish tentoi ta perseris interpertimin e njejtë ajo ia ndali fjalën. Ky moment u bë viral edhe në mediat sociale.

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!