×
  • Lajme
  • Lajme

    “Drogë në atlete e bisht të tiganit”, tentimet e të burgosurve kosovarë për kontrabandë

    Reporteri
    19 Shtator 2021 | 21:11

    Tentimet e të burgosurve kosovarë për të kontrabanduar drogën.


    Brenda burgut të Dubravës të shtunën u tentua të futet drogë e cila ishte sistemuar në atlete sportive, që cak kishin një të burgosur.

    Ajo nuk ishte vërejtur në detektorin e metaleve por nuk i shpëtoi kontrollit fizik të zyrtarëve të shërbimit korrektues.

    Në pjesën e sipërme të atleteve ishin fshehur 18 gramë drogë të llojit kanabis sativa.

    Por, idetë kreative të të burgosurve shkojnë edhe më larg.

    I tillë mund të jetë rasti kur në të njëjtin burg u tentua që përmes bishtit të tiganit të kontrabandohen 25 gramë kanabis, raporton klankosova.

    Pavarësisht gjithë procedurave, shpeshherë të burgosurit krijojnë vet mjete artizanale të mprehta nëpër punëtoritë ku zakonisht punojnë , dhe të cilat më pas i shfrytëzojnë për të krijuar “incidente” me të burgosur tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!