×
  • Lajme
  • Lajme

    Drutë e konfiskuara në Ferizaj barten me veturë zyrtare

    Reporteri
    06 Qershor 2019 | 16:24

    Si pasoje e mungesës së një operatori ekonomik për bartjen e druve të konfiskuara, komuna e Ferizajt ka gjetur një formë tjetër.


    Drutë po i bartin me vetura zyrtare, madje shpeshherë edhe nëpër terrene të vështira malore.

    Një nga veturat e komunës e ngarkuar me dru është fotografuar nga qytetarët rreth orës 15:00 të së enjtes, derisa po barte dru nga stacioni i Policisë së Kosovës në drejtim të rrugës për Gjilan.

    Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami ka thënë për “Koha Ditore” se sasia e druve të konfiskuar gjatë së enjtes ka qenë e vogël dhe në mungesë të operatorit ekonomik ato i kanë bartur rojat e pyllit me veturë zyrtare.

    “Sasia e druve prej rreth një metër kub është bartur nga Stacioni i Policisë deri te depoja në rrugën për Gjilan. Kjo ka ndodh për shkak të mungesës së një operatori ekonomik për bartjen e druve. Vetura nuk është dëmtuar sepse sasia e druve ka qenë e vogël”, ka thënë Bajrami.

    Ai ka shtuar se nganjëherë ndodhë që bartja e druve me veturë bëhet edhe nëpër terrene të vështira malore aty ku nuk mund të depërtojnë automjetet tjera transportuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!