Organizata e cila merret me monitorimin e universiteteve publike në Kosovë, “Demokracia Studentore”, ka paralajmëruar se nesër përmes një konference për medie do të publikohen faktet se Isa Mustafa është duke u paguar nga Universiteti i Prishtinës, ani pse ai nuk shkon të ligjërojë.
Në komunikatën e dërguar për medie, DS thotë se nesër në ora 11:00 do të prezantohen faktet që kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës është profesor i rregullt në Fakultetin Ekonomik dhe që nga viti 2016 nuk ka shkuar asnjë ditë në punë, shkruan Reporteri.net.
Një gjë të tillë e ka mohuar vetë UP, të cilët thonë se Mustafa nukka marrë rrogë nga ky institucion që nga viti 2016.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe i pari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se nuk ka mundur ta vazhdojë punën në Fakultetin Ekonomik për shkak të sëmundjes që ka, ani pse është ftuar nga Fakulteti. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.