×
  • Lajme
  • Lajme

    Duartrokiti i vetëm në Kuvend, Bahtiri: E bëra për ta përgëzuar opozitën për autogolën në sekondat e para të lojës

    Reporteri
    15 Prill 2025 | 17:21

    Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka marrë vëmendje lidhur me një veprim që ka bërë sot në seancën konstituive. Në momentet kur kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër i zgjedhur, Avni Dehari, njoftoi për ndërprerje të seancës, Bahtiri nisi të duartrokasë i vetëm.

    Bahtiri ka thënë se duartrokiti “për ta përgëzuar opoziten për autogolen që ia bëri vetës në sekondat e para të lojes”, shkruan Reporteri.net.

    “Bashkë me Listen Serbe, le të vazhdojnë, sa herë do të provojnë, aq herë do të dështojnë!”, ka shkruar Bahtiri.

    Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit është ndërprerë, meqë Kuvendi nuk kaloi raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve. PDK, LDK e AAK votuan kundër, ndërsa pro miratimit të këtij raporti votuan VV dhe Nisma.

    Dështon konstituimi i Kuvendit, ndërpritet seanca

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!