×
  • Lajme
  • Lajme / Kuvend

    Duda Balje flet sërish për pozitën e punës që iu ofrua në këmbim të votës për Haxhiun: S’e kam pranu ofertën

    Reporteri
    29 Maj 2025 | 11:08

    Deputetja boshnjake, Duda Balje, e konfirmoi edhe një herë se ka marrë ofertë pune në Maqedoni të Veriut, në këmbim të votës së saj për Albulena Haxhiun.

    Balje tha se nuk e ka pranuar këtë ofertë.

    “S’kam çka me komentu, kam folë shumë sinqertë e shumë hapur. Nuk pranova ofertën”, tha Balje.

    Balje po ashtu tha se nuk beson që Fatmir Limaj nga Nisma mund të propozohet për kryeparlamentar. Në rast se kjo ndodh, Balje nuk tregoi se cila do të jetë vota e saj, por tha se do të bisedojë me partinë për këtë çështje.

    “Nuk besoj që ka me qenë kandidat për kryeparlamentar. Nëse ndodh kam me bisedu me partinë”, tha Balje para mediave. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!